Prag-Shën Valentini! Sa kushton dashuria?

Written by on 12/02/2019

Prag-Shën Valentini! Sa kushton dashuria?

Jemi në prag Shën Valentin dhe për koston e dhuratave më të preferuara folëm sot në
Travel Club, me gazetaren e Monitor, Deada Hyka. Deada sapo ka bërë një studim në
kryeqytet sa i përket shpenzimeve që bëjnë ciftet e reja për këtë festë .
Përveç luleve dhe ëmbëlsirave perfshihet dhe një darkë në një restorant në kryeqytet ose
jashtë saj, e më pas vjen dhurata. Ajo përfshin shumë sektorë, duke filluar nga kujdesi
personal, deri te veshjet, udhëtimet, një kupon për t’u shpenzuar diku, bizhuteri etj. Më të
privilegjuarat janë femrat, por nuk mungojnë edhe dhuratat për meshkujt. Trëndafili është
kurorëzuar prej vitesh si zgjedhja kryesore e dhuratave për Shën Valentinin dhe vazhdon
te mbetet I tille. Një ndër kërkesat në rritje për festën dashurisë, sipas Deades, është
arredimi i një ambienti të caktuar, si një surprizë në çift, qoftë një ambient i jashtëm apo
edhe vetë shtëpia.
Bizhuteritë mund të konsiderohen pa frikë ‘mbretëresha’ e përzgjedhjes së dhuratave.
Interes i larte shfaqet kete vit tek bizhuterite me diamante. Gama e blerjeve ka qenë e
ndryshme ashtu sikurse edhe vlera, duke nisur nga një byzylyk i thjeshtë në flori 14
karatësh, 59 euro, e deri tek unazat apo kompletet me varëse 1000 euro.
Megjithatë në gamën e dhuratave për Shen Valentin bazuar nga vezhgimin që ka bërë
gazetarja e Revistës Monitor, Deada Hyka, pohoi për Travel Club se nuk mungojnë
udhëtimet jashte vendit ku kryesojne destinacionet e rajonit, por edhe sherbime te
kujdesit personal, ndërhyrjet kirurgjikale , setet fotografike me çmime që variojnë 4500-
10.000 lekë, veshjet dhe aksesorët dhe padiskutim restorantet me darkën e tyre
romantike. Sipas një përllogaritje të të gjithë sektorëve ku është fokusuar më tepër
vëmendja e dhuratave të çifteve, 14 shkurti kushton jo më pak se 200 euro.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist