Mediat austriake promovojne Shqiperine per turizmin kulturor.

Mediat austriake promovojne Shqiperine per turizmin kulturor.

Like
51
0
Monday, 05 February 2018
Travel News

Gazeta austriake “Kurier”,ka promovuar Shqiperine si nje destinacion ideal per turizmin kulturor kete vit. Sipas kesaj gazette ne vendin tone mund te gjesh gjithçka, nga vlerat e çmuara kulturore e deri te gatimet e shijshme. Vetem disa dekada me pare, per Shqiperine dihej shume pak ndersa tani eshte kthyer ne nje prej destinacioneve me interesante per vizitoret. Thesari kulturor i Shqiperise sipas Kurier ndodhet jashte kryeqytetit, ku te presin peizazhe madheshtore dhe vlera te çmuara kulturore. Disa prej atraksioneve qe permenden ne shkrim jane Apollonia, bregdeti Adriatik, Riviera, Gjirokastra, Berati, Kruja, keshtjellat dhe muzete e ndryshme.

———————————————–

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar se ne prill do te nisin dy linja te reja fluturimesh direkte nga Aeroporti i Rinasit. Duke filluar nga 13 prilli do te kete fluturime direkte nga Tirana ne Tel Aviv . Kjo eshte linja e pare direkte qe do te lidhe dy shtetet. Nderkohe Linja tjeter eshte Tirane-Londer ku fluturimi do te jete low cost. Autoriteti njofton se ka kerkesa te tjera konkrete qe po shqyrtohen dhe do te fillojne gjate 2018 sic jane linjat -Tirane-Helsinki ; Tirane-Kopenhagen ; Tirane-Bukuresht dhe Tirane-Moske. Vitin e fundit ka pasur nje interes te larte te turisteve per te vizituar Shqiperine, çka ka bere qe linjat ajrore te kthejne syte edhe nga Shqiperia. Sipas te dhenave te INSTAT numri i pasagjereve qe udhetuan permes ajrit ishte 2.6 milione ne vitin 2017, me nje rritje prej 23% me baze vjetore.

————————————————-

Turizmi i Vrojtimi te Shpendeve po kthehet ne nje alternative turistike per vezhguesit amatore, ku me te preferuarit per t’u vezhguar jane shpendet ujore. Kete fakt e konfirmon edhe Ministria e Mjedisit dhe Turizmit me shifrat e fundit q eve ne dispozicion per numrin e shpendeve qe popullojne lagunat vendase.Objekt i vezhgimit te turisteve jane zonat e mbrojtura, aty ku kafshet dhe shpendet jane shumuar. Ministria e cilesoi turizmin e vezhgimit si prioritet per kete vit 139 mije shpende dimerore te ujit popullojne 21 ligatinat shqiptare kundrejt 90 mije individeve ne vitin 2016. Rritja me e madhe eshte shenuar ne lagunat e Karavastase dhe Kune Vainit.

————————————————–

Ne qender te Rubikut, nje godine e re eshte bere ndalesa e pare e çdo vizitori, vendas e te huaj. Ne trajten e nje kulle per te ruajtur traditen e zones ne ndertim, ajo eshte qendra e re e informacionit, Info-Kulla.E ndare ne pavijone, aty shperfaqet identiteti historik, kulturor, i traditave, si dhe karakteristikat gjeografike, ekonomike dhe te jetes se zones dhe eshte destinaiconi me i ri per turistet e huaj ne Rubik.

—————————————————

Te ardhurat nga turizmi turk ne 2017-n jane rritur me 18,9 per qind ne krahasim me vitin 2016 duke arritur nje total prej 26 miliarde e 283 milione e 656 mije dollaresh. Keto shifra I raportoi Instituti i Statistikave te Turqise. Rritja e konsiderueshme e numrit te vizitoreve dhe e te ardhurave nga turizmi, kane shtuar entuziazmin dhe shpresen e operatoreve turistike per 2018-n.Sipas te dhenave te numri I turisteve te huaj ne Turqi gjate 2017 kaloi mbi 37 milione.

—————————————————-

Prania e investitoreve kineze ne Serbi po behet gjithmone e me e dukshme me projekte madhore qe jane realizuar e pritet te perfundojne se shpejti. Se fundmi qindra serbe e kineze u mblodhen bashke ne kampusin e Universitetit te Beogradit, per te marre pjese ne kremtimet e Vitit te Ri henor. Dy vendet i dhane nje shtyse te qenesishme bashkepunimit mes tyre vqe prej vitit te kaluar kur linja ajrore “Hainan Airlines” nisi fluturimet e drejtperdrejta Beograd-Pekin. Nderkohe ne Beograd ka nisur gjithashtu ndertimi i qendres se pare kulturore kineze ne Ballkan. Struktura, qe llogaritet te kushtoje 53 milione dollare, do te ngrihet ne vendin ku ndodhej Ambasada e Kines ne Beograd. Nje tjeter investim me rendesi nga ana e kinezeve qe jane te interesuar gjithashtu edhe per ngritjen e strukturave hoteliere ne Serbi, eshte edhe autostrada e re ne zonen e Ubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *