Qeveria prezanton lehtesi fiskale per zhvillimin e agroturizmit.

Qeveria prezanton lehtesi fiskale per zhvillimin e agroturizmit.

Like
60
0
Saturday, 13 January 2018
Travel News

Qeveria ka vendosur te shfrytezoje potencialin e agroturizmit, si nje mundesi e mire per te nxitur zhvillimin e zonave rurale dhe fermave e bizneseve ne keto zona. Pas perfundimit te mbledhjes se Keshillit te Ministrave ne Lezhe, Kryeministri i vendit deklaroi se subjektet qe do te klasifikohen si agroturizem do te pajisen me nje certifikate, e cila do t’u mundesoje atyre lehtesi fiskale dhe stimuluese. Programi i nxitesve fiskale do te miratohet javet e ardhshme. Subjektet qe duan te marrin kete certifikate duhet te ofrojne minimalisht nje sherbim turistik si dhe ne rastin e fermave duhet te kene nje siperfaqe te caktuar. Per marrjen e certifikates “subjekt i certifikuar agroturizmi”, subjektet duhet te paguajne nje tarife prej 500 lekesh, ndersa certifikata do te jete e vlefshme per nje periudhe 5-vjeçare.Vendimi i Keshillit te Ministrave gjithashtu detyron subjektet qe e perdorin aktualisht ne emertimin tregtar fjalen agroturizem, te aplikojne brenda 6 muajsh per marrjen e kesaj certifikate.

————————————————

Pas mbledhjes se Keshilllit te Ministrave ne Lezhe se fundmi dhe diskutimeve mbi programin nxites te agroturizmit ne kete zone si dhe ne 100 fshatra , kryministri i vendit ka theksuar edhe iniciativa te tjera qe do te merren per te zhvilluar me tej sektorin turistik dhe infrastrukturen. Disa prej nismave me te rendeishme qe do te merren ne kete rajon do te jene ndertimi i rrugeve Milot – Balldren dhe Shengjin – Velipoje. Gjithashtu u theksua edhe nisja e punimeve per ndertimin e rruges se Torovices si dhe miratimi i projektit per nje port te ri turistik ne Shengjin. Kryeministri theksoi se ne kuader te vitit mbarekombetar te Gjergj Kastriot Skenderbeut do te behet rehabilitimi i plote i Memorialit te varrit te Skenderbeut dhe te Kishes se Shen Kollit, ne Lezhe.

————————————————-

Edhe Kosova eshte vene se fundmi ne qender te vemendjes nga mediat e huaja qe kane promovuar bukurite natyrore dhe turistike te vendit. Bradt Travel Guides ka qene media qe ka shkruar per Kosoven duke e renditur mes vendeve te pazakonta per tu vizituar. Sipas ketij websiti te njohur britanik te turizmit Kosova eshte e mbushur me thesare historike, duke filluar nga xhamite e epokes osmane e deri te manastiret madheshtore. Ne shkrim vleresohet ndertimi i hoteleve te reja ne te gjithe vendin dhe infrastruktura e re turistike. Gjithashtu sugjerohet se kjo eshte koha me e mire per te eksploruar Kosoven, me nje mikpritje te ngrohte, peizazhe te mrekullueshme, thesare kulturore, aventura ne natyre, si dhe kafene me te mire jashte Italise.

————————————————–

Plazhet e Sarandes dhe Durresit jane prezantuar ne mediat skandinave si dy plazhe per tu vizituar gjate vitit 2018. Afersia me detin dhe peizazhet e mrekullueshme jane vleresuar si dy arme te forta te ketyre destinacioneve shqiptare. Kryesisht vendi yne dhe qyteti i Durresit vleresohen per mundesite qe ofrojne per turizmin familjar. Vitin e kaluar nje numer i konsiderueshem turistesh nga vendet skandinave vizituan Shqiperine , fakt qe shtyu kete vit disa investitore te ketyre vendeve te ndertojne vete strukturat e tyre ne Durres. Pritet qe 2018 te sjelle nje tjeter rekord turistesh nga vendet skandinave.

—————————————————

Kompania e njohur europiane low cost Ryanair qe prej te henes se 15 janarit do te vere ne zbatimin rregulloren e re per valixhet e pasagjereve qe do te percaktoje masen e bagazheve qe pasagjeret do te lejohet te kene me vete ne bordin e avioneve. Ata qe nuk repsektojne rregullat nga java e ardhshme do te rrezikojne edhe gjoba qe do te shkojne deri ne 50 euro per artikull. Sipas zedhenesve te kompanise udhetaret do te lejohen te marrin me vete valixhen e madhe ne baze te kileve dhe nje cante te vogel ne rastin e kur kane paguar tarifat plus ndersa per te gjithe te tjeret do te lejohet vetem nje cante e vogel.

—————————————————–

Mbi popullimi me turiste apo turizmi masiv eshte nje prej probleme me te medha qe po shqeteson sektorin turistik kete vit. Ky ka qene konkulizioni i eksperteve te industrise ne takimin e 25 te World Travel Monitor te mbajtur se fundmi ne Pisa te Italise. Ky fenomen nuk shqeteson vetem destinacionet turistike, atraksionet e ndryshme, qytetet por edhe vete turistet. Sipas nje studimi te bere ne mbi 24 vende te botes , 1 ne 10 udhetime nderkombetare preket nga turizmi masiv dhe mbipopullimi me turiste. Mbi 100 milione turiste kane pranuar se gjate 2017 jane shqetesuar gjate udhetimeve te tyre nga fakti qe ne vendet te cilat kane vizituar ka pasur shume turiste njekohesisht. Disa prej vendeve te cilat vuajne me shume nga turizmi masiv kete vit jane Shangai, Pekini, Amsterdami, Stambolli, Barcelona, Firence dhe Venecia.

——————————————————-

Sindikatat e transportit publik ne Athine kane bere thirrje per nje tjeter greve 24-oreshe te henen per te protestuar kunder projektligjit per transportin qe pritet te votohet te njejten dite ne Parlament.Kontrolli i trafikut ajror do te zhvilloje nje greve tre oreshe te henen, qe do te sjelle anulimin e fluturimeve nga dhe me drejtim Athinen mes oreve 12:00 dhe 15:00.Kompanite ajrore “Aegean Air” dhe “Olympic Air” do te ndryshojne oraret ne 28 fluturime nderkombetare dhe 20 te brendshme. Probleme do te kete edhe sa i perket trameve ndersa hekurudhat do te operojne si zakonisht.

——————————————————–

Stambolli pergatitet te prese Panairin Nderkohmbetare te Turizmit te Mesdheut Lindor. Edicioni i 22 i ketij panairi te rendesishem do te mbahet midis datave 25 dhe 28 janar ne qendren e ekspozitave ne Tuyap. Ky event mbetet nje nder me te rendesishmit nder vite per industrine turistike inbound dhe outbound te Turqise. Pritet qe kete vit te kete nje numer rekord pjesmarrjeje te kompanive turistike nderkombetare qe do te dergojne ne Emitt 2018 mbi 5000 ekspozitore dhe rreth 50 mije vizitore.

———————————————————

City Hotels, Ocean Resorts dhe Hotels with Heritage jane kategorite e reja qe ka prezantuar nje prej rrjeteve me prestigjoze te hoteleve Iberostar. Ky rrjet spanjoll numeron deri me tani 110 hotele ne 35 vende. Strukturat e reja do te inagurohen ne 5 vitet e ardhshme. Sipas zedhenesve te kesaj marke, do te investohen plot 700 milione euro per te perfunduar dhjetra hotele e resorte te reja ne Barcelone, Mal te Zi dhe Miami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *