20 milione vizitore per turizmin e shendetit ne Europe.

20 milione vizitore per turizmin e shendetit ne Europe.

Like
15
0
Tuesday, 05 December 2017
Travel News

Turizmi i shendetit eshte ai qe po zhvillohet gjithnje e me shume ne vende te ndryshme te botes duke sjelle nje rritje te ndjeshme te numrit te turisteve ne destinacionet qe e ofrojne. Kryesisht Europa mbetet e preferuar per kete lloj turizmi me nje numer udhetaresh qe kete vit ka arritur ne gati 20 milione ne kontinent, te interesuar per trajtime mjeksore, estetike dhe mireqenie. Per te disktuar trendet e ketij viti ne turizmin e shendetit por edhe per te mundesuar aktore te turizmit te bashkepunojne me njeri tjetrin po zhvillohet ne Moske gjate ketyre diteve Panairi Nderkombetar i Turizmit te Shendetit dhe Spa. Eventi qe vijon deri me date 8 dhjetor eshte nje event i rendesishem qe mbledh bashke profesioniste te turizmit dhe shendetsise.

———————————-

Qeveria greke po planifikon liberalizmin e sektorit te lojerave ne vend me qellim lejimin e krijimit te kazinove ne destinacionet turistike me te njohura ne vend, siç jane ishulli i Kretes, Santorini dhe Mykonos. Tre licenca te reja jane perfshire ne nje projekt-ligj te paraqitur ne Parlament, ndersa gjashte kazino te tjera do te lejohen te zhvendosen. Raporti qe shoqeron projektligjin, thekson se qellimi eshte permiresimi i lidhjes se sektorit te lojerave me turizmit, dhe vendosja e nje koeficienti te unifikuar per aksionin e shtetit ne koncesione te tilla per te promovuar modelin “resort kazinoje.” Projektligji do te votohet ne Parlamentin grek para Krishtlindjeve dhe pritet te hyje ne fuqi me 1 Janar 2020.

———————————–

Arabia Saudite po tregon ambicie per te katerfishuar numrin e vizitoreve ne vendet e saj, deri ne vitin 2030. Keshtu, vendi ka vene ne dispozicion shuma te medha parash per disa projekte madhore per te arritur qellimin e saj. Sipas deklarateve te fundit te autoriteteve vendase do te shpenzohen 26.6 miliarde dollare per te zgjeruar Xhamine e Madhe ne Meke, me qellim qe te akomodohen me shume pelegrine, nderkohe qe po investon 3.6 miliarde dollare per te ndertuar nje hotel aty prane me 10.000 dhoma, i cili do te jete me i madhi ne bote. Per te nxitur zhvillimin e turizmit, Arabia Saudite ka ne projektet e saj ndertimin e linjes hekurudhore Meke – Medine gjithashtu te tjera fonde jane vene ne dispozicion per te restauruar dhe permiresuar vendet historike dhe fetare ne te gjithe vendin, pasi qeveria synon te dyfishoje numrin e vendeve te trashegimise saudite te regjistruara ne UNESCO deri ne vitin 2030.

————————————

Porto Riko rikthehet ne harten e destinacioneve te kroceriave tashme qe eshte normalizuar situata ne port dhe ne resortet vendase pas Uraganit Irma qe preku vendin gjate muajit shtator. Autoritetet e turizmit theksojne se ka qene krocera Viking Sea qe ka derguar e para turiste ne fund te muajit nentor nderkohe do te jete nje itinerary I pasur me udhetime te linjave prestigjoze qe do te kalojne ne Porto Riko edhe gjate ketij muaji dhe fillimit te vitit te ardhshem. Jane rreth 58 anije qe planifikojne udhetime ne Porto Riko ne sezonin e ardhshem te lundrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *