Turizmi me bilanc pozitiv per pjesen e pare te vitit.

Turizmi me bilanc pozitiv per pjesen e pare te vitit.

Like
34
0
Wednesday, 13 September 2017
Travel News

Turizmi ne Shqiperi per pjesen e pare te vitit sjell rezultatet e para pozitive. Sipas statistikave te publikuara nga Banka e Shqiperise, bilanci neto i te ardhurave nga turizmi ne 6 muajt e pare te vitit ishte 156 milione euro, nje nivel rekord ky i pas viteve ’90.Per 6 muajt e pare te vitit, te huajt shpenzuan 722 milione euro, ndersa shqiptaret jashte lane 567 milione euro. Rritja vjetore e te ardhurave u ndikua nga rritja e numrit te vizitoreve te huaj ne vend, me rreth 10%. Operatoret e tregut pohojne se pozitive gjate ketij viti ka qene rritja e net-qendrimeve te te huajve. Hotelet filluan per here te pare kete vere te ofrojne paketat ‘all inclusive’, te gjitha te perfshira, kryesisht per turistet çeke e polake.Rritja e interesit per turizmin ka bere qe sipermarresit te orientohen drejt ndertimit te hoteleve me kapacitete te medha dhe resorteve, te cilat ne nje te ardhme afatmesme pritet te terheqin me shume turiste.

————————————-

Nuk do te kete me anetaresime ne Bashkimin Europian te pakten deri ne vitin 2019 tha se fundmi presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ne lidhje me reformimin e bllokut europian. Ne fjalimin e tij te pervitshem per gjendjen e BE-se, ne Parlamentin Europian ne Strasburg, Juncker foli per nje dritare mundesish, qe nuk do te qendroje gjithmone e hapur. Juncker preku ne fjalen e tij edhe çeshtjen e zgjerimit dhe tha se Europa duhet te ndjeke nje projekt te besueshem shtrirjeje lidhur me vendet e Ballkanit Perendimor. Kjo, sipas tij do te thote qe Turqia nuk mund te behet anetare e BE-se ne nje te ardhme te afert, sepse ka bere hapa te largimit nga Bashkimi Europian.Kreu i Komisionit Europian shtoi me tej se eshte koha qe Rumania dhe Bullgaria te behen pjese e zones se levizjes se lire “Schengen” dhe se Kroacia duhet te anetaresohet gjithashtu sapo te jete gati.

————————————-

BE do te akordoje 120 milione euro duke nisur nga viti 2018, per te mundesuar instalimin e mijera kilometrave te rrjetit wifi falas kudo ne Evrope, ne zona publike si parqe, spitale apo biblioteka. Projekti erdhi ne perputhje me nje tekst te miratuar se fundmi nga ana e Parlamentit Evropian. Ky program, synon per te shperndare ne 6.000 deri ne 8.000 qytete dhe fshatra, ne te gjithe shtetet anetare, “bono” prej 20.000 euro, duke mundesuar kryerjen e punimeve per instalimin e rrjetit wifi.Ideja eshte per te lehtesuar ne maksimum procedurat per te bere kete sherbim te aksesueshem per te gjithe.

————————————–

Kombinimi i cilesise se sherbimit me cmimet e mira e ka renditur Kroacine kete vit ne qender preferencash turistike ne Europe. Sipas te dhenavet e fundit te Bordit Turistik Kroat ne 8 muajte e pare te ketij viti numri total I turisteve ne kete vend ka arritur ne 15 milione , me nje rritje me 14% me shume se viti I kaluar. Nderkohe prenotimet kane kaluar mbi 86 milione dhe nese vijon me keto ritme deri ne fund te vitit per here te pare do te arrihet shifra 100 milione per prenotimet ne nete per destinacionin Kroaci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *