Amsterdami propozon nje takse 10 euro per turistet.

Amsterdami propozon nje takse 10 euro per turistet.

Like
47
0
Tuesday, 12 September 2017
Travel News

Amsterdami po konsideron nje rritje radikale te taksave mbi turistet, me 10 euro per nate, per te larguar vizitoret qe shpenzojne pak dhe per te parandaluar qe qyteti te kete turizem te pakontrolluar si ne Venecia. Rreth 17 milione njerez vizituan qytetin me 850 mije banore, ne 2016-en dhe trendi eshte pershpejtuar kete vit. Me shume se çereku i turisteve qendrojne ne hotele te lira, sipas Keshillit lokal, duke kontribuar shume pak ne arkat e bashkise. Pas masave te shumta qe jane marre per t’ju pergjigjur shqetesimeve te banoreve, perfshire moratoriumin ndaj ndertimit te hoteleve dhe fushates per te inkurajuar turistet te qendrojne pertej qendres se qytetit, tani ne tryeze vihet plani per rritjen radikale te takses. Keshilli bashkiak i Amsterdamit po konsideron vendosjen e nje takse fikse prej 10 eurosh per nate, qe do t’i shtohet 5 perqindeshit te kostos se hotelit ne qender te qytetit.

———————————————-

Europa mbetet zgjedhja kryesore e sezonit te vjeshtes per turistet ruse. Keta turiste jane nder ata me numrin me te madh ne Europe duke zgjedhur per te vizituar kryesisht destinacionet mesdhetare. Sipas nje studimi te kryer nga Euromag edhe tashme qe vjeshta po afron ruset nuk do te tradhetojne Europen megjithate ndryshon tendenca e rezervimeve te tyre. Tre destinacionet me te rezervuara te turisteve ruse kete periudhe jane Yerevani, Mynihu dhe Madridi. Kryeqyteti armen ishte ne krye te preferencave si nje vend qe ofron natyre te bukur , kulture te pasur dhe ushqim te shijshem.

———————————————–

Maroku eshte kthyer ne destinacionin e preferuar te turisteve kineze. Ne gjysmen e pare te ketij viti mbi 50 mije turiste kineze vizituan Marokun. Cazablanka, Fes dhe Ouazarzate jane tre vendet me te preferuara. Per te shtuar akoma me shume numrin e turisteve kineze ne Marok, autoritetet marokene kane hequr vizat perkohesisht per turistet kineze.

———————————————–

Air Berlin u detyrua te anulonte rreth 100 fluturime te marten per shkak te numrit te madh te piloteve qe njoftuan se jane te semure e nuk paraqiten dot ne pune. Kompania ajrore gjermane nuk eshte ne gjendje te paguaje rrogat e tyre dhe bojkotimi i piloteve kercenon ekzistencen e saj bashke me mundesine per te shpetuar vende pune ne kohen kur eshte duke kerkuar investitore per nje pjese te biznesit te vet. Gati 200 pilote munguan njekohesisht, duke bere qe qindra pasagjere te bllokohen ne terminalin e nisjeve te Aeroportit Tegel te Berlinit. Air Berlin, kompania e dyte me e madhe ajrore e Gjermanise u detyrua te depozitonte muajin e kaluar kerkesen per mbrojtje nga falimentimi kur aksioneri Etihad Aireays terhoqi fondet e tij pas disa vitesh qe firma rezultonte me humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *