Rritet numri i turisteve ne plazhin e Shengjinit kete sezon.

Rritet numri i turisteve ne plazhin e Shengjinit kete sezon.

Like
70
0
Wednesday, 09 August 2017
Travel News

Plazhi i Shengjinit vijon te mbetet nder me te frekuentuarit kete sezon nga pushues vendas e te huaj. Muaji gusht ka rritur ndjeshem numrin e turisteve, kryesisht atyre ceke, sllovake dhe polake. Tregues i ketij fluksi jane edhe hotelet, thuajse te gjitha te rezervuara. Operatoret turistike ia atribuojne kete fluks permiresimit te sherbimit. Kreu i Njesise Administrative te Shengjinit thote se numri i turisteve i ka kaluar pritshmerit dhe aryseja jane investimet dhe permiresimi i infrastructures. Me rritjen e standardeve dhe permiresimin e sherbimit Shengjini po njeh çdo vit rritje te numrit te pushuesve, duke u shnderruar ne nje prej destinacioneve kryesor verior te Shqiperise.

——————————————

Mbi 300 mije turiste parashikohet te arrije numri i turistve kete sezon veror zonen e Pogradecit. Per te terhequr sa me shume pushues, stina e nxehte eshte shoqeruar me aktivitete kulturore dhe guida ne zonat me te bukura te Pogradecit, qe nga Lini deri ne Tushemisht. Pjese e axhendes se çdo turisti qe do te vizitoje qytetin e Pogradecit, eshte vec relaksit edhe argetimi ne natyre. Parku i pemeve dhe shetitorja e qytetit jane nder atraksionet me te preferuara te turisteve ne Pogradec kete vit.

——————————————-

Bosnje Hercegovina shpreson per kete vit tek industria e veres. Ambasada e Republikes se Italise ne Bosnje-Hercegovine dhe agjencia ICE nga Sarajeva kane organizuar seminarin mbi “Teknologjite moderne ne prodhimin e veres dhe marketingut te veres”, i cili u mbajt ne Bosnje. Aktiviteti synonte permiresimin e efikasitetit te pergjithshem dhe promovimin e veres ne tregjet e brendshme dhe nderkombetare. Marketingu i veres dhe teknologjia moderne ne prodhimin e veres jane dy tema te lidhura ngushte. Pritet qe ne Bosnje te zhvillohet edhe me shume turizmi i veres nepermjet tureve te organizuara ne kantinat me te famshme te vendit.

——————————————–

Moti pervelues ne Itali ka bere qe nje prej galerive kryesore te artit ne vend te mbyllet. Jo sepse vendi eshte nje nga me te frekuentuarit per turistet kete vere, por gjithçka eshte e lidhur me merkurin ne termometer. “Uffizi Galleri” ne Firence, ku jane ekspozuar punime me fame boterore si “Lindja e Venusit” e Sandro Botticellit apo edhe piktura te njohura te Leonardo da Vincit, ka mbyllur dyert per 5 ore ne dite, per shkak te temperaturave te larta ne rajonin e Mesdheut dhe ne Europe. e te nxehtit po rezulton e rrezikshme, pikerisht ne kulmin e veres, kur edhe vizitoret ne muzeume dhe galeri jane me te shumte.

———————————————

Nje pjese e Europes Jugore, sipas meteorologeve po fillon te freskohet, pas diteve te tera me temperatura perveluese qe karakterizuan valen e te nxehtit ne kontinent.Ne disa pjese te Spanjes jugore dhe ne Mesdhe, temperaturat po bien disi, por situata mbetet e njejte ne zonat juglindore te kontinentit.Pjese te Greqise, italise dhe Maqedonise kane shpallur gjendjen e emergjencave, per shkak te frikes se qindra zjarre te dala jashte kontrollit gjate fundjaves mund te vazhdojne te perhapen. Raportet me te fundit parashikojne se pjesa me e madhe e Europes Jugore dhe Lindore do te kene diell ditet e ardhshme. Sidoqofte do te kete edhe reshje te izoluara shiu ne terrenet me te larta, ne Itali dhe Europen Juglindore. Temperaturat maksimale do te jene 30 grade ne Spanjen jugore dhe Itali.Nderkohe qe meteorologet konfirmojne se, ndersa rete dhe shiu do te bejne qe temperaturat ne Europen Perendimore te bien disi, Europa Lindore do te vazhdoje te regjistroje temperatura mbi normalen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *