Turqia mbetet edhe kete vere destinacioni me i preferuar i shqiptareve.

Turqia mbetet edhe kete vere destinacioni me i preferuar i shqiptareve.

Like
30
0
Monday, 31 July 2017
Travel News

Turqia mbetet e parezistueshme per shqiptaret, madje edhe ne muajt kur plazhi nuk frekuentohet. Sipas statistikave te Ministrise turke te turizmit numri i turisteve shqiptare eshte ne nje rritje te qendrueshme. Per pesemujorin e pare 2017 mbi 27 mije shqiptare vizituan Turqine per turizem, me nje rritje me shume se 8 per qind ne krahasim me 2016. Agjencite thone se kerkesa per te prenotuar ne resortet shenoi kulmin e saj ne periudhen pas dates 14 korrik e vijon deri ne fund te muajit gusht. Shqiptaret ne Turqi preferojne te prenotojne ne resorte me pese yje dhe me sherbime ultra all inclusive. Antalia eshte destinacioni kryesor, duke u ndjekur nga Kemeri, Bodrumi e Alania. Koha e qendrimit llogaritet mesatarisht nga 7 ne 10 nete.

—————————————–

Policia e Shtetit ka hartuar nje plan te detajuar masash per muajin gusht kur dhe pritet rritja e numrit te emigranteve qe vijne per pushime ne Shqiperi. Policia vec masave per te perballuar fluksin ne pikat kufitare ka angazhuar dhe nga 100 patrulla policie me biçikleta ne te gjitha plazhet e vendit te cilet do te jene te pranishem ne bregdet per te garantuar rendin por dhe per tu ardhur ne ndihme pushuesve. Ne mbeshtetje te patrullave jane angazhuar dhe forca te posaçme te repartit shqiponja te cilat do te levizin ne akset dytesore qe te çojne drejt bregdetit. Nderkohe edhe policia rrugore ka nisur nje aksion per ndeshkimin e drejtuesve qe levizin tej normave te shpejtesise por dhe parakalimet e gabuara te cilat jane kthyer ne burimin kryesor te aksidenteve.

——————————————

Agjencia e lajmeve Ansa ka publikuar se fundmi nje artikull te gjate per shqiperine turistike. Sipas saj Shqiperia po behet destinacioni alternativ i pushimeve italiane. Ne mesin e plazheve te Vlores dhe Sarandes, kerkesat per te pushuar nga turistet e huaj jane shumefishuar ne menyre drastike. Sipas raporteve nga ANSA, numrat e veres se kaluar kane patur tashme nje kapercim. Ne vitin 2016 pati bum turistesh: 4,3 milion, 15% me shume se ne vitin 2015. Kete vit priten rekorde te reja. Vjen ne rritje fluksi nga vendet fqinje me Shqiperine si, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, por keshtu po rriten edhe udhetaret nga Gjermania Polonia, Rusia dhe tani edhe nga Italia.Turisteve Sipas Ansas, Shqiperia u ofron natyren e pacenuar, plazhet e bukura, rrenojat e lashta, ushqim te mire dhe njerezit miqesore. Nderkohe qe Shoqata e Turizmit te Aventures e ka perfshire vendin tone midis tre destinacioneve kryesore per ata qe duan nje pushim aventure se bashku ne Kuben dhe Portugaline.

——————————————-

Sezoni veror i ketij viti ka rritur ndjeshem numrin e pushuesve dhe turisteve te huaj qe vizitojne vendin tone dhe veçanerisht qendrat historike dhe kulturore.Apolonia e Fierit, Shqiperi e Mesme, mbetet nje nder destinacionet e preferuara per turistet shqiptare dhe te huaj. Statistikat zyrtare duke iu referuar numrit te biletave te shituara, tregojne se gjate gjashtemujorit te pare te ketij viti Apolonine e vizituar afro 13 000 vizitore, shifer kjo rekord per gjysmen e pare te nje viti qe nga viti 2006, kur eshte krijuar Parku Arkeologjik.Kjo tendence, shprehen punonjesit e parkut, pritet te rritet ende ne muajt ne vijim gusht e shtator me grupe turistesh nga Polonia, Çekia, Britania e Madhe dhe nga Gjermania.

——————————————–

Ferragosto qe perkon me dy javet e para te muajit gusht eshte periudha me me fluks udhetimesh per turistet italiane qe karakterizohet nga nje levizje rekord e turizmin inbound ne shtetin fqinj. Sipas nje studimi te Go Euro kete vit perqindja me e madhe e italianeve do te kalojne pushimet e gushtit brenda territorit italian me destinacione me te preferuara qe jane plazhet e veriut dhe te jugut, Milano, Roma, Firence dhe Venecia. Me shume se 50% e italianeve do te udhetojne kete vere. Sa i perket destinacioneve jashte Italise me te preferuarat mbeten Franca dhe Zvicra.

share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *