AKT: Shpresa per rritjen e te ardhurave nga turizmit kete vit ne Shqiperi.

AKT: Shpresa per rritjen e te ardhurave nga turizmit kete vit ne Shqiperi.

Like
109
0
Friday, 28 July 2017
Travel News

Nga 1 janari deri me sot ne Shqiperi kane ardhur mbi 500 mije turiste pushues, pa llogaritur vizitoret. Shifrat i bent e ditura Drejtori i Agjensise Kombetare te Turizmit, Ardit Çollaku, qe ka deklaruar se fundmi se shifra 1.5 miliarde euro nga te ardhurat e turizmit gjate vitit 2016 pritet te rritet per vitin 2017 nga rritja e numrit te turisteve pushues por edhe vizitoreve.Nje element i ri i turizmit kete vit eshte edhe zgjerimi hartes se pushueseve qe nis nga kontinenti aziatik deri ne ate austrialian. Por gjithashtu dyndja e ruseve ne Shqiperi perben nje fakt interesant. Ne Sarande jane dhjetra turiste ruse qe kane zgjedhur te blejne shtepi ne kete qytet nderkohe qe numri i tyre vijon te rritet nga viti ne vit ne Shqiperi.

———————————-

Perfaqesues te larte te kompanise ajrore Turkish Airlines kane mberritur ne Tirane per te asistuar qeverine shqiptare per hartimin e nje plani per promovimin e Shqiperise. Shoqeria ajrore Turkish Airlines regjistron rreth 200 destinacione biznesi, turizmi dhe sherbime transporti.Perfaqesues e kompanise jane takuar ne Tirane me perfaqesues te ministrise se Turizmit. Ky takim u realizua ne kuader te hartimit te projekteve te perbashketa dypaleshe si dhe realizimi e tureve familjarizuese me mediat me te njohura turke, organizimin e disa konferencave me vendet aziatike, te cilat synohen nga vendi yne dhe me te cilat Shqiperia nuk ka regjim vizash.Gjate muajit gusht do fillojne edhe hapat e pare te ketij bashkepunimi, ku pritet ardhja ne Shqiperi e dy gazetareve te njohur turq. Po ashtu, ne fund te shtatorit dhe ne fillim te tetorit do mundesohet edhe realizimi i nje konference me gazetare, operatore turistike dhe perfaqesues te ministrise se Turizmit, ne nje prej vendeve aziatike. Me ndihmen e Turkish Airlines po punohet per hapjen e nje linje ajrore shqiptare. Qeveria parashikon qe kete vit te nisin edhe fluturimet e para. Projekti i perbashket me Turkish Airlines synon te rrise cilesine e fluturimeve dhe t’u jape mundesi shqiptareve te fluturojne me lire dhe me linja direkte ne vende te ndryshme te botes.

————————————

Keshilli nderministror i turizmit ne France ka percaktuar se fundmi 11 masa net e cilat do te mbeshtetet qeveria e vendit per zhvillimin e turizmit dhe arritjen e objektivit per 100 milione turiste brenda vitit 2020. Mes ketyre 11 masave ato qe jane pare me me rendesi jane zgjerimi i hartes se vendeve qe perfitojne marrjen e vizes per nje afat me te shpejte ne menyre qe te rritet numri I turisteve nderkombetare, lehtesimi i procedures se kontrolleve ne aeroporte per pasagjeret, nje plan investimesh per stacionet e plazheve dhe ato malore dhe nje investim prej 800 mije eurosh per rritjen e kompetencave te aktoreve te turizmit. Gjithashtu pjese e planit do te jete promovimi i turizmit kulturor ne vend.

————————————-

Zyra e Jashtme ne Britani ka hequr paralajmerimet per udhetimet drejt Tunizise. Lajmi pritej prej dy vitesh nga bizneset turistike. Britania kishte ndaluar udhetimin e britanikeve, qe ishin nje prej tregjeve me te fuqishme per emetimin e turisteve ne Tunizi, pas ngjarjeve terroriste te ndodhura vitet e fundit ne kete vend. Tashme turistet britanike mund te udhetojne ne Tunizi pasi sipas grupeve angleze te kontrollit gjithcka eshte e sigurte ne kete vend. Tunizia pret rikthimin e turisteve nderkombetare duke lancuar gjate ketij viti edhe fushata te ndryshme promovuese.

————————————–

Komisioni Europian i Turizmit percakton Italine si destinacionin me te dashur europiane per turistet nderkontinental. Pas Italise vendin e dyte dhe te trete e zene Franca me Gjermanine. Turistet me numrin me te larte nga ata me rreze te gjate ne Itali jane kinezet, brazilianet, japonezet, amerikanet dhe ruset. Natyra dhe kultura jane arsyet kryesore pse keta turiste zgjedhin per te vizituar kontinentin europian. Numri i tyre ne Europe kete vit pritet te rritet me 20% me shume se nje vit me pare.

————————————–

Barcelona vijon te marre masa per ndaljen e turizmit masiv. Sipas autoriteve te vendit eshte aprovuar vendimi qeveritar per ndalimin e ndertimit te hoteleve te reja brenda vitit 2019. Kjo do thote qe pas ketij viti nuk do te lejohen te ndertohen me struktura hoteliere ne qytet. Aktualisht Barcelona numeron 415 hotele, nderkohe qe 17 struktura te reja jane ne zhvillim e siper dhe pritet te perfundojne muajt e ardhshem. Rregulli jo vetem ndalon hotelet e reja por prek edhe rinovimin e atyre ekzistues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *