Mina – Il Mio Amore Disperato

Mina

Mina – Il Mio Amore Disperato

Një ”aliene” që vjen nga një galaktikë e çuditshme dhe zbret në Tokë me koleksionin e saj të gjallë, të guximshëm, zbavitës të këngëve.

Kjo është mënyra se si Mina shfaqet në albumin e saj të ri, me titull “Maeba”,qe u publikua më 23 mars, katër vjet pas “Selfie” të mëparshëm.

Këngët e albumit janë të “guximshme dhe të çmendura”, tha i biri dhe producenti Massimiliano Pani, duke filluar me këngën e parë “Volevo scriverti da tanto”. “Nuk ushtrohet as kujdeset për zërin, madje filloi përsëri pirjen e duhanit!”, tregon Pani në prezantimin e diskut.

“Maeba” është koleksioni i saj i ri i këngëve, e pasur me nënshkrime të reja, me rreziqe stilistike, por gjithashtu me disa siguri të forta.

Përveç debutuesve në fakt nuk mungojnë firma të shkëlqyera në disk, edhe pas vdekjes, si në rastin e Paolo Limiti dhe Giorgio Calabrese, të cilët kanë shkruar fjalët e “Il mio amore disperato” dhe  “Al di là del fiume”.
Por një këngë e bukur në “Maeba” është edhe ajo e shkruar nga Paolo Conte, që dueton në dialektin napolitan me Minën, “A minestrina”: “Një histori dashurie përpara një supe që gatuhet ; një mënyrë ku 70 vjeçarët duan të duken 30 vjeçarë është ngacmim i bukur”, e përshkruan këngën Pani.
Albumi përmban 12 këngë dhe vjen pas suksesit të madh me Adriano Celentano “Le migliori”, ndërsa disku i saj i fundit si soliste është ai i 2014 “Selfie”.




Current track

Title

Artist