Jonel Kristo, CEO i Tourism Investment and Finance Fund!
Jonel Kristo, CEO i Tourism Investment and Finance Fund, na sugjeroi sot ne #WeekendLovers destinacionet turistike me pak te eksploruara, por qe duhen vizituar me cdo kusht. Vithkuqi, Shishtaveci, Guri i Zi, Boboshtica, Pellumbasi, Kozara (Kucove), Seferani (Belsh), ishin disa prej vendeve “sekrete” qe duhet te eksploroni.
Ne Belsh ju mirepret nje kuzhine e pasur, gjithashtu provoni atje edhe qumeshtor me shafran, caj apo raki shafrani. Per te gjitha femrat e apasionuara pas gatimit, ajte mund te gatuani se bashku me shefat slow food, si dhe te mesoni receta te reja gatimi. Persa i takon aktiviteteve, mos merrni asgje nga Tirana, e gjeni cdo gje atje. Ciklizem, pajisje kampingu, volley, sporte ujore, sporte ne natyre, kayak, etj. Me vlere do ishte nje vizite ne dhomen etnografike. Per akomodimin s’keni perse shqetesoheni, pasi bujtinat ju ofrojne kushte mjaft komode. Ne vetem 3 muaj (fundjavave), kjo zone eshte vizituar nga 850 turiste, kryesisht shqiptare. Sipas Jonelit, na eshte krijuar pershtypja qe vetem te huajt jane te dhene pas eksplorimeve, por edhe ne shqiptaret po tregojme te njejten sjellje si dhe te huajt.
Me vetem 2.000 leke te reja, eksploroni nje destinacion terheqes si Seferani, Belsh.