Panairi i Ndertimin ne Expo City 26-28 Tetor

Expocity Albania mirpret kete fundjave ( 26 – 28 tetor) Panairin e Ndertimit me fokus planifikimin urban dhe arkitekturen.

Eventi ka bere bashke dhjetra kompani te cilat operojne ne fushen e ndertimit, arkitektures dhe planifikimit urban, por edhe universitete.

Te pranishmit u njohen me punen e kompanive pjesmarrese, por paten mundesi edhe te shkembejne informacion si dhe te njihen me zhvillimet me te fundit te ketij sektori.

Gjate fjales se saj pershendetes, Aida Lutaj, Drejtore Ekzekutive e Expocity Albania, vuri theksin ne rendesine e ketij sektori ne ekonomine e vendit.

Nderkohe i pranishem ne ceremonine hapese ishin edhe Zevendesministri i Energjise dhe Infrastruktures, z.Artan Shkreli qe shprehu rendesine e planifikimit urban ne kohen kur qytetet, si Tirana, jane gjithmone ne zhvillim e ndryshim. 

Po ashtu edhe kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, z.Nikolin Jaka, i cili theksoi se panaire te tilla i sherbejne zhvillimit dhe promovimit te sektoreve te ndryshem te ekonomise.

Vec mundesise kryesore qe ofron panairi i ndertimit per te lidhur pjesmarresit me vizitoret ne konceptin B2B, nepermjet forumeve te planifikuara ne axhenden tre ditore dhe risive qe prezanton eshte nje hapsire e mireorganizuar qe terheq edhe vizitore te thjeshte qe mund te njihen me altenativat me moderne te ndertimit ne keto kohe.  

Radio Travel si media partner ishte pjese e panairit ku mundesoi lidhje direkte dhe solli me ze bizneset pjesmarrese te cilat prezantuan produktin e tyre per degjuesit. Disa prej intervistave jane te listuara me poshte.




Current track

Title

Artist