Anila Hetoja:….po ku ka si drita e diellit!

Anila Hetoja:….po ku ka si drita e diellit!

 

Anila Hetoja, është një vajzë shumë e talentuar ne pikture dhe Interior Desing. Sot ishte e ftuar ne emisionin e paradites Travel Club në një intervistë me moderatoren Ada Bileri, ku foli për pasionin e saj, pikturën dhe vecanërisht për profesionin që ushtron aktualisht Interior Design.  Teknika e pikturës që Anila punon quhet “Work with cups”, pikturon vetem bojera te hedhura ne disa gota plastike. Kjo lloj teknike është e vecanttë dhe në botë të paktë janë ata që e praktikojnë, ndërkohë në Shqipëri Anila është ndër të vetmet dhe pyetjes nëse do te hapë ndonjë shkollë pikture të kësaj teknike ajo iu përgjigj pozitivisht pasi së fundmi është kontaktuar nga shumë të rinj që e duan këtë art.


Pervec pikturës Anila ka mbaruar studimete  larta prane Universitetit “RCC Yorkëille” ne Kanada, ku u diplomua me rezultate të larta në profilin “Interior Design”.
Ajo u shpreh se: kam rreth 5 vite qe ushtroj kete profesion. Në Shqipëri ky profesion ngaterrohet shpesh me atë të arkitektit por janë dy gjera krejt të ndryshme!

Anila pjesën më të madhe punës e ka të përqndruar  tek banesat, restorantet, lokalet, por ajo pranon se , do i pëlqente më shumë të merrej me institucionet, si shkolla, kopshte, ambiente kulture, studio televizive dhe  dizenjim parqesh në ambiente publike.

Anila Hetoja sygjeroi se trendet e këtij viti në arredim janë tek ngjyrat ku mbizotërojnë ngjyra e kaltër, e bardhë dhe e kuqe në portokalli.Nuk duhet anashkaluar ndricimi natyral në asnjë moment dhe kjo është pika e fortë në të gjithë punën e  Anilës!

P.s: E ku ka  më mirë se drita e diellit  në një shtëpi të ngrohtë !

Current track

Title

Artist

Background