Zvicra mirëpret çdo turist për Krishtlindje përveç…italianëve!

Written by on 24/11/2020

Nëse në Itali nuk merret parasysh kalimi i pushimeve në pistat e skive, në Zvicër kjo gjë është e mundur. Edhe pse i dërguari i OBSH-së, David Navarro e përshkroi situatën në Zvicër  shumë serioze dhe masat e marra shumë të buta, vendi ka vendosur të mirëpresë turistët. Duhet theksuar se italianët nuk do të jenë të mirëpritur në shpatet e Zvicrës. Lombardia dhe zonat e tjera konsiderohen akoma “të kuqe”, prandaj ata që jetojnë atje nuk lejohen të shkojnë në Zvicër përveç nevojave të ndryshme të lejuara nga qeveria. Nga ana tjetër, gjermanët dhe holandezët janë të mirëpritur, të paktën për Krishtlindje.


Current track

Title

Artist