Zvicra “hedh” më shumë para në kufi. Synon frenimin e emigrantëve ilegalë!

Written by on 24/09/2021

Parlamenti i Zvicrës ka miratuar një vendim qeveritar që synon të forcojë dhe rrisë më tej kontributin e vendit në Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex). Gjatë pesë viteve të ardhshme, Zvicra do të rrisë financimin e saj nga 13 milion € në 56 milion €.

Duke ndërmarrë hapa të tillë, autoritetet zviceriane duan të përmirësojnë procesin e kthimit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në zonë, të mbështesin kthimet vullnetare si dhe të ndihmojnë në luftimin e krimeve ndërkufitare./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist