Zjarri perfshin hotelin luksoz ne Londer, mes te evakuuarve edhe Robbie Williams!

Written by on 07/06/2018

 

Nje zjarr i madh ka perfshire dje ne mbremje hotelin luksoz Mandarin Oriental, i cili ndodhet ne qender te Londres. Tym i zi  eshte pare ne horizont nga hoteli ne Uilliam Street, Knightsbridge, ku dhomat fillojne nga 600 paund nata.  20 makina zjarrefikese dhe 120 punonjes te ketij sherbimi u angazhuan ne operacion per shuarjen e zjarrit i cili eshte vene ne kontroll mengjesin e sotem. Hoteli sapo kishte perfunduar rinovimin me te gjere dhe me te shtrenjte ne historine e tij 115-vjeçare qe llogaritet ne mbi 185 milione pound. Dhomat e rinovuara te hotelit u hapen perseri per vizitoret me 29 maj. Policia ndermori nje proces te gjate evakuimi te nderteses, por ende nuk dihet nese dikush eshte plagosur nga flaket ndersa fatmiresisht nuk flitet per viktima. Kengetari i njohur Robbie Williams thuhet se ishte ne mesin e qindra mysafireve ne hotelin luksoz Mandarin Oriental, qe u evakuuan ne momentin qe ra zjarri. Ende vijojne hetimet per shkaqet e zjarrit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist