Zjarri ne parkun e famshem te argetimit shkrumbon dy zona tematike!

Written by on 28/05/2018

Dy zona tematike te parkut te famshem te argetimit “Europa” u dogjen teresisht pas nje zjarri masiv qe preku parkun gjate fundjaves qe lame pas. Situata ka rrezikuar te kthehet ne nje tragjedi per mijera vizitoret e parkut “Europa”, ne qytetin gjerman te Rustit. Tym i zi dhe flake deri ne 15 metra lartesi perfshine parkun, ne momentin kur aty gjendeshin rreth 25 000 vizitore. Te gjithe vizitoret u evakuuan, por, sipas autoriteteve lokale, u shenuan 4 te plagosur. Flaket filluan ne nje magazine, duke u perhapur me pas edhe tek atraksionet ne park. Parku “Europa” ka me shume se 100 atraksione dhe karuzele dhe perfshin gjithashtu 5 hotele luksoze dhe kampingje. Ai eshte kompleksi i dyte argetues me i vizituar ne bote, pas Disneyland ne Paris. Eshte gjithashtu parku tematik me i madh i Gjermanise.

 


 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist