Zjarret gjunjëzojnë Athinën!
Written by rt on 24/07/2018
Zjarret gjunjëzojnë Athinën!
Athina është pushtuar nga flakët me një bilanc tragjik viktimash, ku deri tani janë konfirmuar të paktën 53 të vdekur, por autoritetet greke shprehen se numri mund të jetë shumë herë më i lartë. Në një situatë të tillë, vendet europiane janë mobilizuar për të ndihmuar shtetin grek. Qeveria e tij i ka kërkuar vendeve të tjera evropiane për helikopterë dhe zjarrfikës shtesë për të ndihmuar në përballimin e zjarreve. Italia, Gjermania, Polonia dhe Franca kanë dërguar avionëve për vënien nën kontroll të flakëve.
Nderkohe Ambasada shqiptare në Athinë bën të ditur se është vënë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, teksa ka vënë në dispozicion edhe një numër për çdo nevojë të tyre. Zjarret e fundit në Athinën janë më vdekjeprurësit të paktën që prej vitit 2007, kur dhjetëra njerëz vdiqën në gadishullin jugor të Peloponezit.