Zjarr tek “Sarajet e Toptanit”/ Reagon kryebashkiaku Veliaj!

Written by on 17/08/2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku Monumenti i Kulturës “Sarajet e Toptanit” u përfshi nga flakët. Veliaj jep disa detaje të rëndësishme si ndodhi ngjarja dhe bën me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se autori është filmuar nga kamerat.

Sipas kryetarit të bashkisë, ky monument kulture do të ruhet 24 orë dhe ndër të tjera ka deklaruar se zjarri është vënë me qëllim që pronarët të ndalojnë shpronësimin, ndërsa theksoi se deri sa të bëhen shpronësimet te Sarajet nuk do të ketë as ndërtim dhe as zjarr.

Radio Travel.al

 


Current track

Title

Artist

Background