Zelanda e Re tregohet e vendosur: Kufijtë mbyllur për gjithë botën!

Written by on 27/01/2021

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha se këtë vit vendi do i mbajë të mbyllur kufijtë për gjithë pjesën tjetër të botës. Shkak për këtë vendim është bërë pasiguria e përhapjes së dozave të vaksinës anti Covid-19.“Pjesa tjetër e botës thjesht paraqet një rrezik shumë të madh për shëndetin dhe ekonominë nëse ndërmarrim rrezikun me kufijtë e hapur”, u shpreh Ardern. Suksesi i Zelandës së Re në luftën ndaj pandemisë e ka lejuar atë të heqë kufizimet dhe ka bërë që ekonomia të lëvizë shumë më shpejt sesa pritej, por kufiri i mbyllur po godet ndjeshëm industrinë e turizmit.


Current track

Title

Artist