Zbulohet rastësisht anija misterioze e dy shekujve më parë!
Written by rt on 31/05/2019
Një anije misterioze e shekullit të 19-të është zbuluar në Meksikë nga një grup studiuesish. Ekipi i Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka qenë duke provuar dronin nën ujë në gjirin e Meksikës, kur është përballiur me rrënojat e anijes. Zhytja e dronit është zgjatur tre orë më shumë sesa ishte planifikuar , për të analizuar në detaje mbetjet e anijes. Sipas ekspertëve ,anija I përket shekulllit të 19-të.