Zbulohet pylli më i vjetër në botë dhe është pikërisht në vendin më të pabesueshëm!

Written by on 23/12/2019

Gjurmët ende të qarta të atij që shkencëtarët mendojnë të jetë pylli më i vjetër në  histori janë zbuluar pak kohë më parë jo shumë larg nga New Yorku në Shtetet e Bashkuara. Gjurmët e qarta të trungjeve dhe veçanërisht rrënjëve të dy sistemeve tashmë të zhdukura u zbuluan nga hulumtuesit e Universitetit të Bingamton. Pylli sipas llogaritjeve ka ekzistuar rreth 386 milion vite më parë, shumë para se krijesa si dinozaurët të vinin në jetë. Sipas shkencëtarëve pylli ishte i dendur, karakteristikë kjo që vinte shumë miliona vite më vonë dhe përbëhej në pjesën më të madhe nga pemët e ngjashme me pishat.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist