Zbulohet “Planeti i ndaluar”!
Written by rt on 30/05/2019
Një eksoplanet unik më i vogël se Neptuni është zbuluar në shkretëtirën neptuniane nga një bashkëpunim ndërkombëtar i astronautëve. NGTS-4b, i quajtur “planeti i ndaluar” , është një planet më i vogël se Neptuni , por tri herë më i madh se Toka. Studiuesit mendojnë se planeti mund të ketë kaluar në shkretëtirën neptuniane në 1 milion vitet e fundit.”Jemi duke ndjekur të dhënat për të parë më shumë planete në shkretëtirën e Neptunit, ndoshta shkretëtira është më e gjelbër sesa e mendonim” ka thënë kreu i departamentit të studimeve në Britaninë e Madhe.