Zbulohet pajisja masive qe do te pastroje oqeanet nga plastika!

Written by on 10/09/2018

 

Nje pajisje masive per pastrimin e oqeaneve nga plastika ka bere debutimin e saj ne brigjet e gjirit te San Franciscos. Inovatori holandez 24-vjeçar, Boyan Slat, dhe organizata e themeluar prej tij “The Ocean Cleanup”  eshte perpjekur prej vitesh te krijoje nje sistem qe te mund te pastroje oqeanet nga plastika. Tashme, pajisja e tyre, nje sistem pastrimi prej plastike rreth 610 metra e gjate ka nisur rrugetimin e saj ne det. E quajtur Sistemi 001, pajisja u dergua ne nje pike testimi dhe nese gjithçka shkon me sukses, do t’i drejtohet “Grumbullit te Madh te Plehrave te Paqesorit”, nje pike ne mes te Oqeanit Paqesor, ku rrymat detare perplasin tonelata me plehra. Ekipi shpreson qe vetem ne vitin e tij te pare sistemi te mund te mbledhe rreth 50 ton plastike. Megjithate, edhe pse frymezim per disa, plani i “The Ocean Cleanup” eshte kritikuar nga shume anetare te komunitetit shkencor. Sipas ketyre te fundit, pajisja nuk do te arrije te mbledhe plastiken qe ka nisur te dekompozohet ne oqeane, mund te kete impakt ne jeten detare, si dhe pajisja mund te thyhet nga kushtet e keqija te motin ne mes te oqeanit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist