Zbulohet misteri i anijes së braktisur tre vite më parë!

Written by on 02/12/2019

Një anije e braktisur tre vite më parë në brigjet e Irlandës , shkaktoi polemika të shumta. Anija e gjatë 6 metra dhe e pajisur me panele diellore, nuk kishte njeri në bord kur u gjet në nëntor të vitit 2016. Kishte një mesazh të shkruar”Unë Rick Small ia dhuroj këtë strukturë një të riu të pastrehë , për t’i dhënë një jetë më të mirë. “Pa qira, pa hipotekë!” 62 vjeçari ambientalist ka theksuar më vonë se e kishte ndërtuar anijen me qëllimin për të nisur lundrimin për ndërgjegjësimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe zhdukjen e akullit në këtë pjesë të botës. Pasi nuk gjeti motorin e duhur për të zhvilluar një udhëtim të tilllë, e braktisi anijen. Ai ka shtuar më tej se ndihet krenar që i mbijetoi një udhëtimi prej më shumë se 1800 miljesh.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist