Zbulohet enzima qe mund te shkaterroje plastiken!
Written by rt on 18/04/2018
Zbulohet enzima qe mund te shkaterroje plastiken!
Studiues amerikane dhe britanike zbuluan rastesisht nje enzime ne gjendje te shkaterroje plastiken, çka mund te kontribuoje ne zgjidhjen e problemit boteror lidhur me kete lloj ndotjeje. Me shume se tete milione tone plastike derdhen ne oqeanet e planetit çdo vit, duke rritur shqetesimet mbi helmimin qe shkakton ky nenprodukt i naftes dhe mbi impaktin qe ka ne lidhje me shendetin e gjeneratave te ardhshme si dhe te mjedisit.Shkencetaret britanike e amerikane kane perqendruar perpjekjet e tyre mbi nje bakterie te zbuluar ne Japoni para disa vitesh, qe quhet “Ideonella sakaiensis”. Ajo ushqehet vetem me nje lloji plastiku, PET qe eshte pjese perberese e shume shisheve plastike. Objektivi i ekipit amerikano-britanik ishte qe te kuptonte funksionimin e nje prej enzimave te saj qe quhet “PETase”, duke zbuluar strukturen e saj.