Zbulime te reja mbi qytetrimin Sumer!

Written by on 21/03/2018

Perfaqesuesit e nje misioni arkeologjik italo-irakian kane zbuluar rrenojat e nje porti sumer 4 000-vjeçar ne Mesopotami, nje nder zbulimet me te medha qe mund te ofroje njohuri te reja per qyteterimin me te lashte te botes. Sumeret u vendosen ne Mesopotami, nje zone e Irakut modern, e njohur si djepi i civilizimit, dhe mbi 6 000 vjet me pare ata shpiken shkrimin, rroten, plugimin, ujitjen,  24 oreshin e dites dhe qytet-shtetet e para.Studiuesit njoftuan se kane zbuluar nje nga portet me te  lashte ne Abu Tbeirah, nje vend i braktisur, rreth shtate kilometra ne jug te qytetit Nasiria.Siperfaqja ujore e portit, me nje gjatesi 130 metra dhe gjeresi 40 metra dhe nje kapacitet te barabarte me nente pishina te Lojerave Olimpike, mund te kete sherbyer si nje rezervuar gjigant per te frenuar permbytjet e lumit. Gjithashtu zbulimi i fundit do te sherbeje si nje ndihme per arkeologet, qe te hedhin drite mbi goditjen e madhe te ndryshimeve klimatike,  rreth 2 200 vjet para lindjes se Krishtit, qe supozohet te kete shkaktuar nje thatesire ​​te madhe ne Mesopotami, duke sjelle fundin e qyteterimit sumer.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist