Windows 11 vjen së shpejti me risi/ Përmirësime vizuale në sistemin e ri operativ!
Written by Radio Travel on 02/09/2021
Microsoft po nxjerr më herët seç pritej nga përdoruesit e kompjuterave sistemin më të ri operativ, Windows 11. Disa nga ndryshimet që u njoftuan në qershor përfshijnë përmirësime vizuale dhe integrimin e Microsoft Teams. Ajo që përbën një risi më të madhe është menuja ‘START’, e përqendruar në shiritin e detyrave.
Përmirësime do të ketë edhe për të apasionuarit pas lojrave online sepse sistemi i ri operativ do të përmirësojë automatikisht ngjyrën dhe ndriçimin e ekranit. Windows 11 vjen 6 vjet pasi Microsoft rishikoi sistemin e vjetër operativ Windows 10, që sot funksionon në afërsisht 1.3 miliardë pajisje në gjithë botën./radiotravel.al