Whatsapp ndalon perdorimin nen moshen 16 vjec!

Written by on 26/04/2018

Whatsapp ndalon perdorimin nen moshen 16 vjec!

Plaforma popullore e mesazheve Whatsapp nuk do te lejoje ata qe jane nen moshen 16-vjeçare qe te perdorin kete sherbim ne Bashkimin Evropian.Aktualisht, limiti eshte 13 vjeç, por kompania po ndryshon rregullat para hyrjes ne fuqi ne muajin maj te rregulloreve te reja evropiane per te dhenat personale. Aplikacioni Whatsapp, i cili zoterohet nga Facebook, do t’i kerkoje perdoruesve qe te konfirmojne moshen e tyre kur te detyrohen qe te pranojne kushtet e reja te sherbimit ne javet ne vazhdim.Megjithate, nuk eshte e qarte se si do te verifikohet limiti i moshes. Rregullorja e pergjithshme evropiane e mbrojtjes se te dhenave, e cila hyn ne fuqi me 25 maj, do t’i jape njerezve nje kontroll shume me te madh mbi menyren se si kompanite perdorin informacionin e tyre. Individet do te kene gjithashtu te drejten qe te fshijne te dhenat e tyre.


Current track

Title

Artist

Background