Vullkani ne Hawai sjell kercenime te reja toksike!

Written by on 22/05/2018

Banoret e ishullit te Hawaiit perballen me kercenime te reja nga vullkani Kilawea. Perpos mundesise per shperthime te reja, nje rrezik tjeter vjen nga llava qe po derdhet ne oqean.Reaksioni kimik i shkaktuar pas kontaktit te llaves me ujin e kripur, formon te ashtuquajturat re toksike, te cilat bllokojne ne ajer acidin klorhidrik dhe grimca te vogla qelqi vullkanik. Kjo ka shtyre autoritetet te keshillojne popullsine te qendroje larg kercenimit.Nderkaq, ne mal, lumenj llave vazhdojne te dalin nga goja dhe çarjet e vullkanit, te krijuara javet e fundit. Sipas eksperteve, emetimet e gazit me dioksid squfuri ne zone, jane trefishuar, duke e perkeqesuar ndjeshem cilesine e ajrit, ndersa ne majen e vullkanit dy shperthime te reja te medha, shkarkuan ne atmosfere tonelata hiri.Te dielen vullkani shkaktoi te parin te plagosur rende, teksa nje burre u godit nga nje sperkatje llave qe ne pak sekonda i dogji pjese te kembes.


Current track

Title

Artist

Background