Vullkani Kilauea, aktiviteti plagos turistet!
Written by rt on 17/07/2018
Vullkani Kilauea, aktiviteti plagos turistet!
Llava e hedhur nga vullkani Kilauea ne Hauai qe vijon te jete aktiv goditi se fundmi nje barke turistike duke plagosur 23 persona. Nje nga shperthimet e vullkanit ne bregun e detit hodhi ne ajer shkembinj dhe mbeturina te tjera qe rane si shi mbi varken. Vullkani Kilauea eshte nje prej me aktiveve ne bote dhe gjate javeve te fundit ka shkaterruar qindra shtepi e ndertesa te tjera ne Hauai, por vetem nje person ishte plagosur. Incidenti i fundit me kaq shume te prekur ka bere qe autoritetet te nisin hetimet dhe duket se barka me turistet kishte lundruar pertej kufirit te sigurise per te pare spektalin e ofruar nga vullkani, te cilin per pak e paguan shume shtrenjte.