Vlera e kompanise Apple kercenohet nga Amazon!

Written by on 14/05/2018

Apple eshte duke u bere kompania e pare amerikane qe kap vleren e 1 trilion dollareve ne burse. Por, edhe ne rast se do ta rrije kete rekord, gje qe duket e pashmangshme, me shume gjasa nuk do ta mbaje dot per shume gjate, pasi Amazon po vjen me nje shpejtesi te frikshme. Kapitalizimi ne treg i Molles preku vleren e 934 miliarde dollareve gjate javes se kaluar, pasi kompania pa aksionet te rriten ndjeshem, me 12%, pas lajmit se Warren Buffet ka rritur ndjeshem kuotat e tij. Amazon nderkohe, eshte kompania e dyte amerikane per vlere tregu, dhe aktualisht vlen 780 miliarde dollare. Gjate 12 muajve te fundit, aksionet e Apple jane rritur me 24%, nderkohe qe ato te Amazon jane rritur me 70%, çka nenvizon ritmin bindshem me te larte te rritjes se kompanise se Jeff Bezos, sot njeriu me i pasur ne bote.


Current track

Title

Artist

Background