Vjeshta, koha ideale për ata që duan të pushojnë në Durrës!
Written by Radio Travel on 27/09/2021
Turistë të huaj, vendas, nga Kosova apo Maqedonia e Veriut po shijojnë këto kohë plazhin e Durrësit. Edhe pse jemi në ditët e fundit të shtatorit interesi nga pushuesit vazhdon ndonëse në ritme më të ulëta.
Koha e mirë, çmimet e përballueshme dhe ushqimi janë 3 elementet që turistët veçojnë në bregdetin e Durrësit./radiotravel.al