Vjena, qyteti me cilesine me te larte te jeteses ne bote!
Written by rt on 21/03/2018
Vjena, qyteti me cilesine me te larte te jeteses ne bote!
Vjena ze vendin e pare per te nentin vit radhazi, si qyteti me cilesin me te larte te jeteses ne bote. Kete vleresim e ka bere kompania keshilluese Mercer, duke u bazuar ne 39 kritere te ndryshme si perkujdesja shendetesore, oferta e trafikut, pastertia e ajrit, siguria dhe stabiliteti politik. Vjena pasohet nga Zyrihu dhe Mynihu. Dallimi mes Vjenes dhe Zyrihut, sipas Mercer, eshte oferta kulturore me e pasur e metropolit austriak ndersa kesaj i kontribuon edhe cilesia e transportit publik dhe ofertat per kalimin e kohes se lire. Tirana renditet e 176 nga 231 qytete ne bote, per cilesine e jeteses ne 2018. Krahasuar me fqinjet rajonale, jemi shteti me cilesine me te ulet te jeteses kete vit. Kryeson listen Zagrebi ndjekur nga Beogradi e Sarajeva. Nderkohe ne vend te fundit ne bote ne kete liste per kete vit eshte Bagdadi.