Vizita në muzetë dhe parqet arkeologjike do të ketë një simbolikë të veçantë këtë vit!

Written by on 07/01/2020

Për vitin 2020, një pjesë e të ardhurave nga biletat e vizitave në muze, kala dhe parqet arkeologjike do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila është shprehur se për më shumë shërbime, për më shumë mirëmbajtje, për më shumë dinjitet dhe një kërkesë e vetë institucioneve do të rishikohen biletat për vizitat e muzeve dhe parqeve arkeologjike. Pa harruar ditët e caktuara kremtuese dhe të dielën e fundit të çdo muaji, e cila është falas.”Për vitin 2020, një pjesë e të ardhurave nga biletat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti” ka thënë ministrja.


Current track

Title

Artist

Background