Vitin e ardhshem nis projekti per stabilizimin e ujrave te zeza ne Lungomare!
Written by rt on 12/11/2018
Ujerat e Zeza ne zonen e Lungomares ne Vlore nuk do te derdhen me ne det. Ministri i Infrastruktures dhe Energjise, Damian Gjiknuri tha se vitin qe vjen do te nise zbatimi i projektit, i cili pritet te jape nje impakt te drejtperdrejte ne turizem. Projekti tashme eshte perfunduar dhe qeveria ka llogaritur edhe financimin. Financimi per kete investim eshte parashikuar ne buxhetin e vitit te ardhshem, nderkohe qe sipas ministrit, me fillimin e vitit do te hapet gara tenderuese dhe me pas do te filloje puna per te stabilizimin e ujerave te zeza, te gjithe zones ne krah te Lungomares.