Viti nis sërish me greva për kompanitë ajrore, anullohen disa fluturime të datës 14 janar!

Written by on 13/01/2020

Një grevë e lajmëruar në Itali do të prekë edhe fluturimet e pasagjerëve shqiptarë që fluturojnë nga Roma dhe Tirana. Përmes një njoftimi, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka njoftuar të gjithë pasagjerët që do të kthehen me datë 14 janar nga Italia në Tiranë, në oraret 13.30 dhe nga Tirana në Romë 15.45, do të anullohen fluturimet e linjës Al Italia.

Përkatësisht , AZ 584 ROME-TIRANE 13.30     AZ 583 TIRANE-ROME 15.45

AAC ka thekson se të gjithë pasagjerët që para nisjes në aeroport duhet të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit të tyre. Greva është njoftuar se do të mbahet në 14 janar nga ora 13.00 deri në orën 17.00.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist