Viti 2020 nis mbarë, Shqipëria cilësohet si një prej vendeve më të barabarta në botë!
Written by Radio Travel on 03/01/2020
Shqipëria është cilësuar si një prej vende më të barabarta në botë, përsa i përket barazisë gjinore.Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin e hendekut gjinor të vitit 2020, raport vjetor që është më i rëndësishmi në nivel global në drejtim të barazisë gjinore. Raporti i këtij viti, e rendit vendin tonë të 20-in mes 153 shteteve , përkthyer me një përmirësim prej 14 vendesh krahasuar me një vit më parë.Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria është padiskutim e para.