Vijon restaurimi i monumenteve te kultures ne vend!

Written by on 25/04/2018

Vijon restaurimi i monumenteve te kultures ne vend!

Monumentet e kultures dhe vendet e kultit po pergatiten per te pritur turistet vendas dhe te huaj ne kete fillim sezoni turistik. Nje prej destinacioneve qe po promovohen eshte dhe fshati piktoresk Kurjan ne zonen e Roskovecit ne Fier. Se fundmi atje eshte restauruar Kisha e Shen Kollit, e cila eshte ndertuar qe ne shekullin XIII, ne stilin bizantin. Nderhyrjet qe jane bere ne kete kishe konsistojne ne restaurimin e çatise, muratures, fasades se objektit, pikturave murale dhe sistemimin e ambienteve perreth objektit per ta bere me te aksesueshem per turistet e shumte te interesuar per keto site.


Current track

Title

Artist

Background