Vijon ende muaji I hapur I vaksnimit/ Në vend mbërrijnë mbi 43 mijë doza të reja vaksinash Pfizer!
Written by Radio Travel on 24/08/2021
Shqipëria vijon të sigurojë doza të reja vaksinash kundër infeksionit COVID-19. Në Aeroportin e Rinasit kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 43,512 doza të tjera vaskinash të kompanisë “Pfizer”.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. Sipas Ramës, numri total i vaksinave që kanë mbërritur deri tani në vend është 1.899.172. Ai ftoi qytetarët të shrytëzojnë muajin gusht për të marrë vaksinën mbrojtëse ndaj Covid-19.
Radio Travel.al