“Vera, kuzhina dhe mikpritja shqiptare impresionojnë dy miqtë nga Austria! Ja si janë shprehur ata për “PREMIUM CHANNEL”!

Written by on 22/11/2019

Ditën e sotme në studiot e “Premium Channel” ishin të ftuar dy miq nga Austria, Carl Raml, dhe Renhard Froelich.  Raml, operatori turistik i “Sab tours” i specializuar në kulturë, histori dhe kulinari u u shpreh mjaft optimist për Shqipërinë duke theksuar se nuk ishte vizita e tij e parë këtu. Impresionet për Shqipërinë janë gjithnjë e më pozitive, në çdo vizitë  vihet re diçka më e përmirësuar. Fokusi i tij është krijimi i grupeve të austriakëve që  kërkojnë të zgjasin pushimet e tyre verore edhe gjatë shtatorit dhe tetorit. Vera, kuzhina dhe mikpritja shqiptare janë ato që e tërheqin zotin Raml më tepër drejt Shqipërisë, por pa harruar plazhet që i ka cilësuar si mahnitëse. Për zotin Froelichm, kjo ishte vizita e parë në Shqipëri.”Nuke di pse kam pritur 62 vite për të vizituar këtë vend magjepsës.Vera në Shqipëri është e mrekullueshme.” . Specializuar në “Adventure Holidays”, ai ka theksuar se vendi ynë ka më mjaft hapësirë për të eksploruar sportet e aventurave. Në fund duke i uruar sukses të padiskutuar “Premium Channel” , ata pranuan se do të riktheheshin me shumë kënaqësi në Shqipërinë e verës, aventurës dhe mikpritjes.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist