Vera ime WOW! Rikthehet Coca-Cola Summer Festival

Written by on 24/07/2018

Vera ime WOW! Rikthehet Coca-Cola Summer Festival!

Më 25 Korrik starton në edicionin e dytë Coca-Cola Summer Festival. festa më e madhe e muzikës në Sheshin Skënderbej.
Erla Qenanaj nga Coca-Cola ishte sot ne Travel Club dhe na ftoi te gjitheve ne super eventin e 25 korrikut ne Sheshin Skenderbej, nga ora 20:00 deri ne mesnatë.
Koncerti Coca-Cola Summer Fest erdhi për herë të parë në kryeqytet më 6 korrik të 2017 si një hap i rëndësishëm në mbështetje të muzikës e artistëve shqiptarë. Sipas Erla Qenanaj, ideja dhe synimi ka qenë që të kthehet në një traditë të bukur verore vit pas viti ngha CCBS ashtu sic është tashmë nga Coca-Cola Company në mjaft vende të tjera të botës, ku ky festival është pjesë në sheshetr kryesore të qyteteve më të famshme dhe emrat më të njohur të muzikës. Coca-Cola Summer Festival, vjen tashme në edicionin e dytë, pas atij të vitit të kaluar ku rezultoi një sukses I vërtetë me plot 23 mijë pjesmarrës në Sheshin Skënderbej, duke qenë eventi më i rëndësishëm muzikor i verës.
Mbrëmja e 25 korrikut në Tiranë I’u dedikohet të gjithë të rinjve të apasionuar pas muzikës shqiptare duke mbledhur artistët më të mirë të momentit si : Arilana Ara, Eugent Bushpepa, Samanta Karavella, Ëest Side Family, Ylli Limani, Young Zerka, Grupi Lynx dhe Grupi Ofchestra. Ndërkohë surpriza e mbrëmjes do të jetë ELENI FOUREIRA, një nga shqiptaret që na bëri të gjithëve krenarë me performancën dhe pozicionimin e saj në Eurovizion.
Ndiz ritmet e verës me Coca-Cola Summer Festival.
#veraimewow 😉


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist