Venecia do të vendosë një tarifë hyrje për turistët!

Written by on 04/09/2021

Venecia ka në plan të vendosë një tarifë hyrëse për vizitorët në një përpjekje për të parandaluar një numër të madh turistësh që zbresin në qytet. Gazeta italiane “La Stampa” raportoi gjatë fundjavës se një paketë masash të dizajnuara për të kontrolluar turizmin, e cila përfshin rezervimin paraprak të vizitorëve dhe tarifa hyrëse përmes kutive elektronike do të hyjnë në fuqi në verën e 2022. Tarifa e hyrjes thuhet të jetë midis 3 dhe 10 euro, në varësi të sezonit.

Banorët dhe të afërmit e tyre, fëmijët nën gjashtë vjeç dhe njerëzit që qëndrojnë në hotelet lokale do të përjashtohen nga masat. Qyteti i famshëm italian vizitohet deri në 80.000 turistë në ditë duke krijuar mbingarkesë në rrugët e ngushta të qytetit./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background