Vendet me plazhet me te pastra e me te mira per kete vit!

Written by on 05/06/2018

Spanja, Greqia dhe Turqia, me nje total prej me shume se 1500 plazhesh te pastra dhe me sherbime cilesore, jane vendet ne Hemisferen e Veriut ne krye te klasifikimit 2018 te Fondacionit per Eduikimin mbi Mjedisin qe çdo vit jep ‘Flamujt blu’ jo vetem per ujerat e kristalta por edhe per cilesine e detit, menaxhimin e territorit, impiantet e pastrimit, menaxhimin e mbeturinave dhe permiresimin e zonave natyrore. Pasi percaktoi disa dite me pare plazhet me te pastra, fondacioni se fundmi percaktoi edhe ato me te mira per tu frekuentuar kete vit ne bote. Ne top 10 te listes qe perfshin 45 vende, jane edhe Italia, Portugalia, Franca, Danimarka, Kroacia, Irlanda,  Anglia dhe Qipro. Ne vendet e fundit te klasifikimit, qe ne imagjinaten kolektive jane si nje kartoline, eshte Saint Martin, pjese e Leeward Islands ne detin e Karaibeve, me vetem nje plazh te klasifikuar si te paster, dhe Zelanda Re, edhe kjo me vetem nje flamur cilesie.


Current track

Title

Artist

Background