Vende të lira puna dhe bonuse prej 60 mijë dollarësh ,por ka disa kushte që duhet të plotësoni!
Written by Radio Travel on 28/12/2019
Departamenti i Antraktikut australian ka shpallur vende të lira pune për 150 specialitete të ndryshme.Bëhet fjalë për pozicionet kuzhinierë, marangozë,logjistikë, mjekë,saldatorë apo inxhinierë. Mjafton të sfidoni të ftohtin, jetesa aty është e vështirë .Nëse nuk jeni kuzhinier i zoti, ushqimin do ta gjeni gati dhe fjetja është e garanturar.Përveç rrogës , ka edhe një bonus prej 60 mijë dollarësh . Ajo që duhet të bëni është të luftoni me motin ekstrem, izolimin dhe mungesa e shoqërisë.