Vaji i ullirit mund te perdoret per te skuqur!

Written by on 11/05/2018

Shpesh nder amvisat shqiptare ka qarkulluar mendimi se vaji i ullirit nuk mund te perdoret per te skuqur produkte te ndryshme pasi nese kalon ne temperature te larte digjet duke leshuar edhe arome te pakendshme ne ushqim megjithate nese perdoret ne menyren e duhur me vajin e ullirit mund edhe te skuqim patate! E ftuar ne Travel Club sot ne Diten kombetare te Vajit te Ullirit ishte Silvana Subashi, Kryetare e Shoqates Shqiptare te Vajit te Ullirit. Ajo tha se vaji i ullirit eshte nder yndyrnat qe arrin temperaturen me te larte para djegies qe eshte 210 grade. Kjo na lejon ta perdorim edhe per skuqje por fillimisht duhet te nxehim enen mire, te hedhim vajin e ullirit dhe menjere me pas produktin qe do skuqim. Madje sipas Znj. Silvana Subashi tashme edhe diabetiket mund te hane produkte te skuqura me vaj ulliri ekstra te virgjer nese perdoret sic duhet.

 


Current track

Title

Artist

Background