“Ushqim nga ajri”, fushatë për të shpëtuar kafshët që i mbijetuan zjarreve në Australi!

Written by on 13/01/2020

Një numër i lartë aeroplanësh janë duke u përdorur për të ushqyer kafshët që kanë mbijetuar nga zjarret që kanë përfshirë Australinë prej 3 muajsh.  Qeveria e Uellsit Jugor nisi operacionin një javë më parë dhe 2200 kilogramë karrota të freskëta janë hedhur nga aeroplani deri më tani. Ministri i Mjedisit, Matt Kean tha se më shumë kafshë janë në gjendje të shpëtonin nga zjarret dhe rreziqet por tani janë në zona të panjohura dhe larg shtëpive të tyre, ndaj kanë nevojë për ushqim. Përveç ushqimit janë instaluar edhe kamera për të parë zonat ku bie ushqimi, për të parë sa kafshë e hanë atë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist