Urimi i festave këtë herë ka ardhur në mënyrën më unike!
Written by Radio Travel on 26/12/2019
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit ka uruar Krishtlindjen nga parku Kombëtar i Valbonës ku ka inaguruar Qendrën e Vizitorëve të këtij parku. Investimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është promovuar nga një album me foto mahnitëse të Alpeve Shqiptare. “Nuk kishin se si kërkonim të mbyllnim vitin turistik 2019 më bukur se këtu në Valbonë në një nga destinacionet më të njohura shqiptare dhe mendoj se i ka të gjitha mundësitë që të jetë një destinacion unik për të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor pasi realisht bukurinë dhe madhështinë e alpeve tona nuk i ka asnjë vend tjetër. Parku i Valbonës është një ndër parqet më të klikuara në booking.com ku dhe përshtypjet e të huajve janë më të mirat.