Uragani “Willa” prek Meksiken, priten permbytje te medha!
Written by rt on 24/10/2018
Uragani “Willa”, nje stuhi e cilesuar nga parashikuesit e motit si kercenuese per jeten dhe me gjasa edhe katastrofike, ka prekur token ne Meksiken perendimore.Aktualisht, ajo eshte nje stuhi e kategorise se trete dhe ererat kapin shpejtesine e 195 km ne ore.Qendra Kombetare e Uraganeve ka keshilluar banoret e zonave, qe ajo do te preke, te qendrojne ne shtepite e tyre. Nje paralajmerim per uragan eshte ne fuqi ne zonat bregdetare nga San Blas, ne qytetin turistik te Mazatlanit dhe ishujt Marias. Stuhia mund te shkaktoje permbytje dhe rreshqitje te medha dheu. Me heret kete muaj, zona te gjera te Shteteve te Bashkuara u shkaterruan nga uragani “Michael”, qe u mori jeten te pakten 27 personave.