Ura e famshme e Londrës fiton çmimin e artë në turizëm!

Written by on 05/11/2021

Ura ikonë “Tower Bridge” e Londrës ka fituar së fundmi një çmim të lakmuar. Atraksioni turistik ishte një nga 26 fituesit e artë në çmimet “Të vizitosh Anglinë 2021”, të cilat japin gjithashtu vlerësime për gurët e çmuar të fshehur, historitë të rrëfyera më bukur, cilësinë e mirëseardhjes dhe cilësinë e ushqimit.

Ekspozita në urën mbi lumin Thames u jep turistëve mundësinë të përjetojnë pamje panoramike të Londrës. Shpenzimet e brendshme për turizmin vlerësohen në 70 miliardë dollarë këtë vit, vetëm pak më shumë se gjysma e shumës së shpenzuar në vitin 2019 përpara se Londrën ta godiste pandemia./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist